Lajme
05/11/2026 14:31
Humb jetën elektricisti në Dibër, dyshohet se u zu poshtë nga shtylla gjatë punës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në fshatin Vasije, në Kalanë e Dodës, në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, paraprakisht dyshohet se shtylla elektrike është shembur dhe e ka zënë poshtë punonjësin, raporton euronews.al.
Elektricisti, i identifikuar me inicialet L. Sh., ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Tahiri: Raporti i BE-së për Kosovën, më i keqi i mundshëm
Sport
Po shkëlqen te Leipzigu, Brajan Gruda shpërblehet me ftesë nga Klopp te Gjermania
Lajme
Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë furnizohet me pajisje në vlerë mbi 34 mijë euro
Politikë