← Kthehu te Ballina
Ekonomi 04/11/2026 10:47

Hoti thotë se gjatë 6 muajve të parë të këtij viti është shpenzuar vetëm 37% e buxhetit për investime kapitale

Hoti thotë se gjatë 6 muajve të parë të këtij viti është shpenzuar vetëm 37% e buxhetit për investime kapitale

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka publikuar një postim lidhur me investimet kapitale.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti është shpenzuar vetëm 37% e buxhetit për investime kapitale.

Sipas Hotit, nga 1.02 miliardë euro të planifikuara për këtë vit për investime kapitale, vetëm 377 milionë euro janë shpenzuar.

“Pjesa e mbetur prej 643 milionë euro nuk ka gjasa të shpenzohet as për së afërmi në muajt e mbetur deri në përmbyllje të vitit”, ka shkruar ai.

Reklamë