← Kthehu te Ballina
Politikë 05/11/2026 19:16

Hoti pret në takim Ambasadorin Britanik, flasin për

Hoti pret në takim Ambasadorin Britanik, flasin për

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit për media në këtë takim është diskutuar për fusha të caktuara të veprimtarisë së Ministrisë dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Njoftimi i plotë:

Sot, pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Sh.T. z. Jonathan Hargreaves.

Diskutuam për prioritetet dhe planet e Ministrisë për sektorët që mbulojmë, si dhe për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ofron në fusha të caktuara të veprimtarisë së Ministrisë dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjatë takimit, Ambasadori Hargreaves më uroi për konfirmimin e mandatit të ri qeverisës dhe u njoftua për nismat dhe angazhimet tona institucionale.

E falënderova Ambasadorin Hargreaves, Mbretërinë e Bashkuar dhe popullin britanik për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit tonë, si dhe theksova përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Reklamë