Hoti: Deklarata e Pavarësisë dhe portreti i Rugovës nuk janë dekor që hiqen sipas shijes
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me mënyrën e prezantimit dhe respektimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe portretit të presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se këto dy simbole nuk janë dekor që vendoset apo hiqet sipas shijes së zyrtarëve, por përfaqësojnë themelet mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës.
Ai ka theksuar se respektimi i simboleve shtetërore dhe protokollit shtetëror nuk duhet të jetë në diskrecionin e asnjë zyrtari.
Sipas Hotit, është e domosdoshme që me ligjin për protokollin e simboleve shtetërore të përcaktohet qartë mënyra e prezantimit dhe respektimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe portretit të Ibrahim Rugovës, në mënyrë që të shmangen ndryshimet e bëra nga zyrtarë të ndryshëm.
Të rejat Lexo më shumë
Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit, ndonëse më herët kishte pranuar rezultatet
Mbi 1.5 milion euro për restaurimin e xhamisë Mulla Vesel Guta në Ferizaj
Pse është e rëndësishme të mos i injoroni macet tuaja ose t'u bërtisni atyre