Honor vjen me bateri “me kapacitet të madh” për Win2 dhe Win RT2 – zbulohen detaje tjera rreth tyre
Seria Honor Win2, e cila përfshin modelet Win2, Win RT2 dhe Win Turbo 2, pritet të lansohet javën e ardhshme në Kinë.
Pasi zbuloi dizajnet dhe opsionet e ngjyrave për të tre telefonat, Honor tani ka konfirmuar disa nga specifikimet e tyre kryesore.
Honor ka konfirmuar se Win2 do të fuqizohet nga çipseti Snapdragon 8 Elite Extreme Gen 6.
Dhe telefoni do të pajiset me një bateri prej 10,100 mAh dhe një ekran me rezolucion 2K, shpejtësi rifreskimi 185 Hz dhe teknologji zbehjeje PWM 5,920 Hz.
Honor pretendon se sistemi i ri i ftohjes "dual-turbo" i Win2 mund t'i ulë temperaturat deri në 10 gradë Celsius në vetëm 50 sekonda.
Ndërkohë, Win RT2 do të ketë një bateri edhe më të madhe, prej 12,070 mAh, si dhe një ekran me rezolucion 2K dhe shpejtësi rifreskimi 185 Hz.
Përflitet se Win RT2 do të fuqizohet nga çipseti i vitit të kaluar, Snapdragon 8 Elite Gen 5.
Pritet që Honor të japë më shumë detaje rreth këtyre telefonave në ditët në vijim.
Të rejat Lexo më shumë
Trump thotë se në Grenlandë do të nisë eksplorimi "masive" për naftë, gaz dhe minerale
Konstituohet Bordi i KRE-së, Kosova drejt funksionalizimit të baterive për ruajtjen e energjisë
PSG ia merr frymën Manchester Cityt në shtëpinë e tyre, parisienët shënojnë tri herë brenda 45 minutave