Hetimet e Prokurorisë përmbysin rrjedhën e incidentit, Liridon Leci del viktimë, Edonisa Aliu e dyshuar
Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ka ndodhur mbrëmë, më 11.10.2026, mes analistit të futbollit në emisionin “Dueli Sportiv”, Liridon Leci, dhe mysafires në emision, Edonisa Aliu (ish-futbolliste).
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka thënë për KALLXO.com se Aliu është intervistuar në cilësinë e palës së dëmtuar, ku ka deklaruar se pas përfundimit të emisionit është fyer dhe është kapur për fyti nga Leci.
Ndërkaq, sipas Prokurorisë, sot, më 12.10.2026, Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet se Edonisa Aliu, duke tensionuar situatën, e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë Liridon Lecin.
“Ju njoftojmë lidhur me rastin e ndodhur më 11.10.2026, pas përfundimit të emisionit televiziv “Dueli Sportiv”, në kuadër të TV Dukagjinit. Personat me inicialet E.A. dhe L.L. kanë paraqitur pretendime për fyerje dhe sulm fizik. Personi me inicialet E.A. është intervistuar në cilësinë e palës së dëmtuar, ku ka deklaruar se, pas përfundimit të emisionit, është fyer dhe është kapur për fyti nga personi me inicialet L.L. Po ashtu, ajo ka pranuar tretman mjekësor në Obiliq, ndërsa, sipas raportit mjekësor, nuk janë vërejtur shenja apo gërvishtje të dukshme. Ndërkaq, sot, më 12.10.2026, Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet se personi me inicialet E.A., duke tensionuar situatën, e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë personin me inicialet L.L.” – thuhet në përgjigjen e Shalës.
Të rejat Lexo më shumë
“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi
Inaugurohet relievi monumental “Drama Shqipe” para Teatrit të Qytetit në Gjilan
Prokuroria: Pamjet e kamerave shfaqin Edonisa Aliun duke e goditur Liridon Lecin