Politikë
23/10/2026 10:32
Haziri u jep ultimatum partive për ligjin për Specialen: Një muaj i keni afat që të përfundojë si proces në kuvend
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se partive politike u është dhënë një muaj afat për rishqyrtimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës.
Haziri tha se pret reflektim nga të gjitha partitë politike, në mënyrë që procesi të përmbyllet në mënyrë dinjitoze.
“Ky ligj ka afat një muaj që të përfundojë si proces në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne do të presim të reflektojnë të gjithë bashkë dhe ta përfundojmë dinjitetshëm këtë betejë që e kemi me Gjykatën Speciale, që të përfundojë ky tregim dhe përplasjet politike”, deklaroi Haziri.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Copëtimi i botës mes Trumpit, Putinit dhe Xi-së në një Jaltë 2.0 është një ide e tmerrshme
Politikë
Kryetarja e Supremes së Holandës flet për aktgjykimin e Speciales: Të shfrytëzohen mundësitë ligjore
Lajme
Një bimë që ngadalëson plakjen dhe pastron në mënyrë perfekte trupinr: Është përdorur për shekuj me radhë, dhe vetëm tani e dimë sa e fuqishme është
Teknologji