Hati i bashkohet trendit viral të Halloweenit, shfaqet me një pamje krejt ndryshe
Influencerja e njohur shqiptare, Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale si Hati, i është bashkuar një prej trendeve më të përhapura të grimit, duke eksperimentuar me stilin e frymëzuar nga personazhi i famshëm i animuar, Bambi.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Hati ka ndarë me ndjekësit pamjen e saj të re, të realizuar sipas trendit që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në TikTok dhe Instagram.
I njohur si “Bambi Makeup”, ky stil karakterizohet nga sytë e theksuar, nuancat e ngrohta kafe, hunda e errësuar dhe pikat e bardha në faqe, të cilat krijojnë një pamje të ngjashme me atë të një dreri.
Me afrimin e festës së Halloweenit, ky lloj grimi është shndërruar në një alternativë kreative për vajzat që kërkojnë një paraqitje ndryshe, pa pasur nevojë për kostume të ndërlikuara.
Edhe Hati ka zgjedhur ta provojë këtë stil, duke iu bashkuar krijueseve të shumta të përmbajtjes që po eksperimentojnë me trendet më të fundit të bukurisë.
Pamja e saj vjen në një periudhë kur rrjetet sociale janë mbushur me ide për grim, kostume dhe transformime artistike të frymëzuara nga Halloweeni.
Të rejat Lexo më shumë
Dramë në “Der Klassiker”, Dortmundi ia mohon fitoren Bayernit në ‘frymën e fundit’
Ish-kryeministri britanik: Evropa nuk mund të mbështetet gjithmonë në SHBA-në për mbrojtjen e saj
Provimi i jurisprudencës, ASH: Dimitrievski me më pak deputetë, por me më shumë pushtet