Sport
27/10/2026 00:31
Harry Kane shpallet sulmuesi më i mirë i vitit
Harry Kane u shpall sulmuesi më i mirë i vitit pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe Anglinë.
Kapiteni i Anglisë zhvilloi 65 ndeshje, duke shënuar plot 73 gola dhe dhënë tetë asistime.
Përveç efikasitetit para portës, Kane krijoi 29 raste të mëdha për gol dhe regjistroi mesatarisht 1.25 pasime kyçe për ndeshje.
HARRY KANE, TROFEO GERD MÜLLER 2026 ⚽️🏴¿Ganará el Balón de Oro? 👀#BallonDor https://t.co/ufc5OW24Kl
— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) October 26, 2026
Me tri trofe të fituar gjatë sezonit, anglezi e kurorëzoi një vit mbresëlënës, duke u vlerësuar si sulmuesi më i mirë.
Ai u nderua në Londër, ku po mbahet ceremonia e 'Topit të Artë', ku anglezi shihet si njëri ndër kandidatët.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Fetoshi ngre dilemat për Serbinë e re: Radoiçiqi dhe Banjska në test
Lajme
Gratë dhe burrat nuk e përjetojnë njësoj kënaqësinë seksuale: Studimi zbulon një dallim të rëndësishëm
Politikë
Rubio: Sistemi zgjedhor i Venezuelës duhet të ndryshohet përpara mbajtjes së zgjedhjeve të vlefshme
Politikë