Haradinaj: Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë
Pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara ka reaguar ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë që të martën përfundoi një punë e mirë.
Haradinaj, përmes një deklarimi në rrjetin social, facebook e cilësoi miratimin e Ligjit si hap të rëndësishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës duke thënë që pavarësisht vështirësive, çdo punë mund të përfundojë kur ekziston vullneti dhe angazhimi.
“Ky ligj e ndihmon të drejtën tonë. Urime Kosovë, urime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, urime çlirimtarë që padrejtësisht po mbaheni në Hagë”, tha Haradinaj.
Haradinaj, me këtë rast uroi presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, duke i uruar sukses në ushtrimin e detyrës.
“Presidentes së zgjedhur, zonjës Justina Shiroka-Pula, ia uroj zgjedhjen, i uroj punë të mbarë”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Haradinaj, potencoi që në vend ende ka çështje që duhet të adresohen.
“Qytetarë të dashur, ende punët tona mbeten pa kry. Një punë e rëndësishme është përballja e keqqeverisjes në vend. Në demokraci qytetari ka nevojë për opozitë të vërtetë, për opozitë të fortë. Ta ndihmojmë krijimin e mirëfilltë të një opozite të fortë e të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marrë përgjegjësinë bashkë me ju që ta përballim keqqeverisjen në interes të popullit të Kosovës' ”, tha ai.
Të rejat Lexo më shumë
“Ambienti” organizon trajnim për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në Istog
Një film skocez mund ta rrëmbejë kurorën e “filmit të parë me zë në botë”
Arsenali i beson sërish Artetës, spanjolli nënshkruan kontratë të re