Ekonomi
05/11/2026 15:16
Hapet Tregu i Gjelbërt në Istog, Komuna tregon qëllimin e tij
Komuna e Istogut ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Tregu i Gjelbërt, një hapësirë e re që synon zhvillimin e tregtisë dhe mbështetjen e prodhuesve e tregtarëve lokalë.
Sipas njoftimit, prerjen e shiritit përurues e bëri kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë qytetarë, tregtarë dhe të pranishëm të tjerë, të cilët mirëpritën hapjen e këtij tregu.
Komuna ka bërë të ditur se tregu i ri synon të krijojë kushte më të mira për tregtarët dhe një hapësirë të përshtatshme për qytetarët e Istogut.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Shqipe Selimi kujton 6 vjetorin e shkuarjes së Rexhep Selimit në Hagë, publikon mesazhin e bashkëshortit
Sport
Nga karriera si futbollist te sfida e trajnerit, Gjeraj zbulon objektivat me Drinin e Bardhë
Politikë
Rama pretendon se një punonjësi i Raiffeisen Bank iu qas llogarisë së tij pa autorizim
Politikë