← Kthehu te Ballina
Ekonomi 20/10/2026 08:31

Hapet sezoni i gjuetisë në 19 komuna të Kosovë, këto janë vendet ku do të lejohet

Hapet sezoni i gjuetisë në 19 komuna të Kosovë, këto janë vendet ku do të lejohet

Sezoni i gjuetisë për vitin 2026–2027 do të hapet më 25 tetor në Kosovë. Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i nënshkruar nga ministri Armend Muja.

Sipas vendimit, sezoni i gjuetisë do të jetë i hapur për llojet e caktuara të kafshëve të egra, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në vendgjuetitë që i kanë të miratuara planet vjetore të menaxhimit për sezonin 2026–2027.

Në listën e publikuar janë përfshirë 26 vendgjueti në 19 komuna të Kosovës, raporton

Në cilat vende do të lejohet gjuetia?

Sipas listës së bashkëngjitur vendimit, gjuetia do të lejohet në këto vendgjueti:

- Fushë Kosovë: Bjeshka

- Suharekë: Gallusha

- Pejë: Duboçaku, Podguri

- Lipjan: Lipjani Lindje, Lipjan Perëndim

- Gjilan: Maja e Gjelbër, Karadaku, Zhegoci

- Graçanicë: Graçanica

- Dragash: Sharri-Sar

- Ferizaj: Ferizaj

- Mitrovicë e Jugut: Shala

- Obiliq: Qiqavica

- Hani i Elezit: Kroni i Ftoftë

- Deçan: Lojza

- Shtërpcë: Canus Lupus

- Vushtrri: Shala, Qyqavica

- Kaçanik: Lybeteni

- Istog: Mokna

- Prishtinë: Prishtina I, Prishtina II, Prishtina III

- Skenderaj: Drenica

- Ranillug: Kriva Reka

Gjuetia vetëm në përputhje me ligjin

Vendimi përcakton se gjuetia duhet të zhvillohet në përputhje me Ligjin për Gjuetinë dhe aktet e tjera ligjore në fuqi, duke respektuar kalendarin e gjuetisë për secilin lloj të kafshëve të egra, shkruan

Po ashtu, në vendim theksohet se gjuetia mund të organizohet vetëm nga menaxherët e vendgjuetive që kanë të hartuara dhe të miratuara planet përkatëse të menaxhimit.

Pjesëmarrja në gjueti do të lejohet vetëm për gjuetarët që i plotësojnë kushtet ligjore, përfshirë provimin për gjuetarë dhe lejen përkatëse nga menaxheri i vendgjuetisë.

Menaxherët obligohen gjithashtu të evidentojnë dhe raportojnë çdo kafshë të gjahut të vrarë, si dhe dyshimet për sëmundje eventuale te kafshët e egra.

Sipas vendimit, aktivitetet e gjuetisë organizohen vetëm gjatë ditëve të lejuara me ligj, ndërsa ndalohet çdo veprim që bie ndesh me dispozitat ligjore për mbrojtjen dhe menaxhimin e faunës së egër.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe parasheh mbikëqyrjen e zbatimit nga organet kompetente të Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht Departamenti Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Reklamë