Politikë
04/10/2026 18:32
Hamza nuk përgjigjet nëse ka votë për Bekim Sejdiun: Çështja e ligjit dhe e presidentit janë gjëra të ndara
Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, u pyet nëse do të ketë votë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president nëse miratohet ligji për Dhoma të Specializuara. Hamza deklaroi se çështja e ligjit për Dhoma të Specializuara dhe zgjedhja e presidentit janë dy çështje të ndara. Sipas tij, ligji është i domosdoshëm për të adresuar çështje që kalojnë përtej interesave politike dhe ka të bëjë me mbrojtjen e drejtësisë, historisë dhe lirisë së popullit kosovar.