← Kthehu te Ballina
Politikë 04/10/2026 18:46

Hamza: E mundshme një marrëveshje PDK-LVV për presidentin, optimist se nesër kalon Projektligji për Specialen

Hamza: E mundshme një marrëveshje PDK-LVV për presidentin, optimist se nesër kalon Projektligji për Specialen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se ende është e mundshme arritja e një marrëveshjeje mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit. Ai është gjithashtu optimist se nesër në Kuvend do të votohet projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për dhomat e specializuara. Hamza theksoi se, megjithëse negociatat mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë sjellë ende rezultate, tema kryesore mbetet miratimi i ligjit, i cili duhet të përfundojë para afatit të fundit për zgjedhjen e presidentit më 6 shkurt.

Reklamë