Politikë
30/10/2026 12:46
Halloween në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Melania shpërndajnë ëmbëlsira për fëmijët
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, mirëpritën 6,000 njerëz në South Lawn, duke u shpërndarë karamele dhe çokollata qindra fëmijëve të veshur me kostume jashtë rezidencës së Shtëpisë së Bardhë në festimin vjetor të Halloween.
Një radhë vizitorësh shtrihej përgjatë hyrjes së shtëpisë, ndërsa familja Trump, e cila nuk kishte veshur kostume, shpërndante ëmbëlsira.
Trump bisedoi me prindërit dhe pozoi për foto përkrah fëmijëve të veshur me kostume.
Në mes të aktivitetit, Trump ndaloi për të ndjekur kalimin në lartësi të ulët të aeroplanit të tij presidencial të Katarit, Air Force One.
Pas rreth një ore, çifti u rikthye brenda Shtëpisë së Bardhë.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
“Generali Stadium”, shifrat dhe marrëveshja për të drejtat e emërtimit të stadiumit të ri të Milanit dhe Interit
Lajme
Shembja e pllakës së betonit në Prizren, Oda e Inxhinierëve kërkon informata nga Komuna
Politikë
Shqiptari Reis Luzhnica kundërshton thirrjet për dhunë në Cyrih: Dëmtohet pozita e së majtës
Politikë