Haliti shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci: Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy anëtarëve të familjes Bogujevci, Nafijes dhe Egzonit.
Në një telegram ngushëllimi, Haliti u shpreh se ky akt i rëndë dhune është një humbje e madhe dhe një ngjarje që trondit çdo qytetar, transmeton
“Njëkohësisht, shpreh shqetësimin dhe indinjatën time të thellë për këtë rast të rëndë dhe bëj thirrje që organet kompetente të veprojnë me urgjencë, të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme dhe nuk mund të kenë asnjë arsyetim. Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e jetës së njeriut duhet të mbeten përparësi e institucioneve dhe e gjithë shoqërisë sonë” shkroi ai.
Të dy viktimat, dje u vranë në Livoç të Gjilanit, nga bashkëshorti i Nafijes.
I plagosur mbeti djali i xhaxhait të Nafijes, i cili po merr trajtim mjekësor.
Të rejat Lexo më shumë
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit: “Janë kundër gjithçkaje, po humbasin prestigjin”
Ndërpritet përfundimisht ndeshja e La Ligës, Federata do të vendosë për fatin e saj
Goditet karteli i kokainës, sekuestrohen 43 tonë drogë në operacionin ndërkombëtar