Politikë
23/10/2026 21:46
Halil Kastrati dhe Bekim Jashari me mesazh për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Humanisti Halil Kastrati, së bashku me Bekim Jasharin, kanë përcjellë një mesazh për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke theksuar rëndësinë e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit të tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kastrati ka bërë të ditur se mesazhi është i përbashkët dhe u drejtohet shqiptarëve të Kosovës Lindore.
“Së bashku me vëlla Bekim Jasharin, me një mesazh të përbashkët për vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, ka shkruar Kastrati.
Ai ka theksuar se bashkimi dhe përfaqësimi i shqiptarëve kanë rëndësi.
“Bashkimi, dinjiteti dhe përfaqësimi i shqiptarëve kanë rëndësi!”, thuhet në mesazhin e tij.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Synohet fuqizimi i shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë
Sport
Milani i dënon sjelljet e tifozëve ndaj Maignanit, pas kartonit të kuq ndaj Bournemouthit
Politikë
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim
Politikë