Hakohet Binance - tronditen tregjet e kriptovalutave
Një sulm i mundshëm kibernetik ndaj platformës Binance, që mund të përfshijë miliarda dollarë në kriptomonedha, po ndikon në tregjet e aseteve digjitale.
Sipas raportimit të CoinDesk, analistët e transaksioneve në blockchain kanë vërejtur lëvizjen e fondeve nga një portofol i lidhur me Binance drejt një adrese të re, të kontrolluar nga jashtë platformës, raporton coindesk.
Adresa e re përmbante kriptomonedha me vlerë mbi dy miliardë dollarë, përfshirë Ethereum (ETH), Tether (USDT) dhe USD Coin (USDC).
Kompania e sigurisë blockchain, Blockaid, raportoi se shuma e transferuar mund të arrinte në afro 3.3 miliardë dollarë.
Ekipet e Binance njoftuan se janë në dijeni të raportimeve për një problem të mundshëm të sigurisë dhe se po e hetojnë rastin.
Themeluesi i Binance, Changpeng Zhao, i njohur si CZ, deklaroi se fondet e përdoruesve janë të sigurta.
Ai shtoi se ngjarja duket të jetë një sulm kibernetik ndaj platformës, duke falënderuar kompanitë Tether dhe Circle për ngrirjen e fondeve me vlerë përkatësisht rreth 971 milionë dhe 823 milionë dollarë.
Lajmi ndikoi menjëherë në tregjet e kriptomonedhave. Bitcoin ra rreth dy për qind brenda një ore, Ethereum rreth tre për qind, ndërsa BNB, kriptomonedha e lidhur me Binance, pësoi rënie prej rreth gjashtë për qind.
Rasti mbetet nën hetim dhe ende nuk janë konfirmuar plotësisht rrethanat e incidentit.
Të rejat Lexo më shumë
Një tjetër Kvaratskhelia po vjen: Tornike shënon dy gola dhe imiton festimin e yllit të PSG-së
Shtatë cisterna nafte që transportojnë 288,000 tonë naftë ruse (dizel) lundrojnë drejt SHBA-së
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten