Hakimi i bashkohet debatit për Topin e Artë 2026
Mbrojtësi i krahut i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, dëshiron të shohë një lojtar tjetër të PSG-së duke e ngritur Topin e Artë këtë vit.
Reprezentuesi maroken, i cili është gjithashtu në listën përfundimtare, zbuloi dëshirën e tij për të fituar çmimin, por këmbëngul që trofetë kolektivë me ekipin të jenë të parët.
Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele e fitoi çmimin vitin e kaluar. Ai është gjithashtu në garë këtë vit së bashku me yjet e Les Parisiens, Marquinhos, Nuno Mendes, Willian Pacho, Khvicha Kvaratskhelia, Joao Neves, Fabian Ruiz, Vitinha dhe Ferran Torres nga PSG.
"Shpresoj që një lojtar i PSG-së ta sjellë këtë trofe përsëri në Paris dhe që ne ta festojmë atë me tifozët dhe ekipin”, ka thënë fillimisht Hakimi.
“A shpresoj ta fitoj? Është një trofe i veçantë, të gjithë duan ta fitojnë, por edhe nëse nuk e fitoj unë, jam shumë i lumtur që jam i nominuar. Për mua, gjërat më të rëndësishme janë trofetë e ekipit", përfundoi ylli maroken.
Ndryshe, ceremonia e Topit të Artë 2026 do të mbahet në Londër më 26 tetor, teksa favoritët kryesor llogariten Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.
Të rejat Lexo më shumë
KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione
Polici në Tiranë po fshihej nga protestuesit, por ata e gjetën
IA po bëhet pjesë e zakoneve të blerjeve zvicerane