← Kthehu te Ballina
Teknologji 09/10/2026 15:15

Hakerët vjedhin të dhënat e 890 mijë klientëve të Ricardo-s në Zvicër

Hakerët vjedhin të dhënat e 890 mijë klientëve të Ricardo-s në Zvicër

Rreth 890 mijë llogari të përdoruesve të platformës zvicerane të shitblerjeve online Ricardo janë prekur nga një incident i sigurisë kibernetike, pas qasjes së paautorizuar në të dhënat personale të klientëve.

Sipas një njoftimi të publikuar nga kompania më 9 tetor 2026, në mesin e të dhënave të ekspozuara janë emrat, adresat postare dhe numrat e telefonit të përdoruesve. Për llogaritë e bizneseve janë ekspozuar edhe emrat e kompanive.

Kompania bëri të ditur se adresat e emailit dhe fjalëkalimet nuk janë prekur nga incidenti, shkruan 20Minuten, transmeton

Aktiviteti i dyshimtë në serverët e platformës u zbulua më 7 tetor, pas së cilës kompania ndërmori masa teknike për të siguruar sistemet e saj.

Sipas njoftimit, dobësia e sigurisë që mundësoi qasjen e paautorizuar është eliminuar.

Ricardo ka nisur të njoftojë drejtpërdrejt përdoruesit e prekur për incidentin dhe masat që duhet të ndërmarrin.

Kompania ka njoftuar gjithashtu autoritetin zviceran për mbrojtjen e të dhënave dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, ndërsa ka bërë të ditur se do të paraqesë kallëzim penal në polici.

Incidenti ngre shqetësime për privatësinë e qindra mijëra përdoruesve, pasi të dhënat e ekspozuara mund të keqpërdoren për mashtrime online, mesazhe të rreme dhe tentativa për vjedhjen e identitetit.

Përdoruesve u rekomandohet të tregojnë kujdes ndaj telefonatave dhe mesazheve të dyshimta, veçanërisht atyre që kërkojnë të dhëna personale ose informacione bankare.

Reklamë