Gucati nga Haga: Ish-krerët e UÇK-së janë mirënjohës për mbështetjen e deritanishme
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka vizituar disa prej ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka thënë bashkë me Elbasan Shalën, kanë zhvilluar një vizitë dyditore në Hagë, ku kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Salih Mustafën.
Njoftimi i plotë:
Se bashku me Elbasan Shalën, zhvillova një vizitë dy-ditore në Hagë, ku dje dhe sot takova Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Salih Mustafën.
Këta burra dhe kolosë të Kosovës janë të fortë si çdo herë, falënderues dhe mirënjohës ndaj gjithë shqiptarëve për përkrahjen e mbështetjen e deritanishme. Ata ju bëjnë të fala dhe ju përshëndesin të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Ndërsa, më 30 nëntor, do të takohemi edhe me “10-shin” e UÇK-së, Rexhep Selimin!
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Pas raportimit të Indeksonline, largohen mbeturinat në ”Fushën e Pajtimit”
Dyshime për tjetërsim të pronave publike në Prishtinë, bllokohen 48 parcela me vlerë miliona euro
Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim
