Google sjell një mundësi të re për përdoruesit e Gmail, tashmë mund të ndryshojnë adresën e emailit
Google ka mundësuar një funksion të ri për përdoruesit e Gmail, duke u lejuar atyre të ndryshojnë emrin e adresës së emailit pa pasur nevojë të hapin një llogari të re.
Përmes këtij funksioni, përdoruesit mund të ndryshojnë pjesën e adresës që vjen para “@gmail.com”, duke ruajtur të njëjtën llogari dhe të dhënat e tyre ekzistuese, transmeton
Sipas udhëzimeve të publikuara nga Google, pas ndryshimit, adresa e vjetër mbetet e lidhur me llogarinë si adresë alternative. Kjo nënkupton se përdoruesit do të vazhdojnë të pranojnë email-e si në adresën e vjetër, ashtu edhe në atë të renë, ndërsa mesazhet dhe skedarët e ruajtur nuk humbin.
Për të bërë ndryshimin, përdoruesit duhet të hyjnë në cilësimet e llogarisë Google, të zgjedhin “Personal info”, më pas “Email” dhe “Google Account email”. Nëse opsioni është i disponueshëm, mund të vazhdojnë me përzgjedhjen e një adrese të re.
Megjithatë, funksioni nuk është ende i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në botë. Google ka konfirmuar se mundësia është aktive për përdoruesit në SHBA, ndërsa zgjerimi në vendet e tjera nuk ka një afat të përcaktuar.
Përdoruesit mund të krijojnë një adresë të re Gmail vetëm një herë brenda 12 muajve dhe deri në tri herë në total.
Të rejat Lexo më shumë
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK zbulon sa mjekë kanë mbetur në repart
Nga 2 nëntori, transporti urban në Prizren falas për disa kategori të qytetarëve
Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës, derbi në Podujevë