Goli i Pilos nuk mjafton, Phil Foden me het-trik i ndihmon Man Cityt ta mposht thellë AEK-un
Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj AEK-ut, duke triumfuar me rezultat 5-1 në një ndeshje ku skuadra angleze dominoi dhe tregoi forcën e saj në fazën ofensive.
Man City e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 12-të, kur Elliot Anderson përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe realizoi për 1-0.
Phil Foden e dyfishoi epërsinë në minutën e 34-t, pas asistimit të Rico Lewis, duke i dhënë skuadrës vendase një avantazh të merituar në pjesën e parë (2-0).
AEK-u reagoi pas pushimit dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 52-të. Mbrojtësi shqiptar Stavro Pilo përfitoi nga një pasim që çau mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi për 2-1, duke rikthyer përkohësisht emocionet në ndeshje.
Megjithatë, përgjigjja e Manchester Cityt ishte e menjëhershme. Rayan Cherki shënoi për 3-1 në minutën e 57-të, pas asistimit të Phil Foden, ndërsa anglezi realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 65-të, duke e çuar rezultatin në 4-1.
Phil Foden ishte në formë të shkëlqyer dhe kontribuoi drejtpërdrejt në dominimin e skuadrës së tij. Në minutën e 76-të, ai kompletoi paraqitjen me golin e tretë personal, pas asistimit të Ryan McAidoo, duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-1.
Kështu, goli i Stavro Pilos nuk mjaftoi për AEK-un, që u mposht thellë nga Manchester City, ndërsa skuadra angleze konfirmoi epërsinë e saj me një paraqitje bindëse në të dyja pjesët e lojës.
Të rejat Lexo më shumë
Zelensky: Pa Ukrainën, SHBA-ja, Kina dhe Rusia nuk mund të vendosin për fatin tonë
Dyshohet se nxirrte dokumente zyrtare të Kosovës në mënyrë të kundërligjshme, ndalohet për 48 orë një person në Leposaviq
Zviceranët shpenzojnë mbi 414 milionë franga në OnlyFans gjatë vitit 2026