Goli i gjashtë në “Championsin” e të rinjve për Enis Rexhepin
Sulmuesi Enis Rexhepi ka vazhduar me paraqitje pozitive në UEFA Youth League, duke shënuar gol edhe në përballjen ndaj Galatasarayt.
Rexhepi, i cili luan për Stuttgartin U19, realizoi në ndeshjen e së martës, që përfundoi me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në garën evropiane për të rinj.
Qendërsulmuesi 18-vjeçar shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 49-të, ndërsa e kompletoi të gjithë ndeshjen.
Enis Redzepi18 yaşındaki genç forvet, bu sezonki performansıyla dikkat çekiyor.📊 18 maç | 16 gol | 2 asist💰 Piyasa değeri: 600 bin €Düşük maliyeti ve yüksek potansiyeliyle Beşiktaş için takip edilmeye değer bir isim! 🦅 https://t.co/0Q5NueML4b
— Kartal sesi (@DiraySinan2766) November 3, 2026
Në anën tjetër, bashkëlojtari i tij, Almand Idrizi, u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të. Berat Lush, lojtari shqiptar i Galatasaray, po ashtu shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit.
🏆UEFA Gençlik Ligi 4. hafta maçında Galatasaray U19 Takımı, Kasımpaşa Recep Tayyip Erdoğan Stadyumu'nda ağırladığı Stuttgart U19 ile 2-2 berabere kaldı.⚽23' Berat Luş⚽49' Enis Redzepi⚽73' Arda Tagay⚽87' Brayann Kenmoe
— SPORBORD (@sporbord) November 3, 2026
Për Rexhepin ky ishte goli i gjashtë në UEFA Youth League, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në këtë kompeticion.
Sulmuesi pritet t'i bashkohet Kosovës për ndeshjet e nëntorit me Izraelin dhe Irlandën.
Të rejat Lexo më shumë
Jashari dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen për Shërbim Vetëmohues
Arrestohen në Itali dy shqiptarë të kërkuar prej shtatorit, dyshohen për trafik droge dhe vjedhje në hotele luksoze
Delegacioni gjermano-kosovar në Kosovë: Fokus te investimet, teknologjia dhe bashkëpunimi ekonomik