← Kthehu te Ballina
Sport 17/10/2026 09:01

Goditje për Chelsean, Reece James operohet dhe pritet të mungojë rreth tre muaj

Goditje për Chelsean, Reece James operohet dhe pritet të mungojë rreth tre muaj

Kapiteni i Chelseat, Reece James, pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth tre muaj, pasi i është nënshtruar një operacioni në gju.

Mbrojtësi 26-vjeçar pësoi lëndimin gjatë stërvitjes të premten e kaluar, vetëm pak para fitores 5-1 të Chelseat ndaj Bournemouthit.

Klubi londinez konfirmoi se James iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, e cila rezultoi e suksesshme.

Ky është një tjetër shqetësim fizik për kapitenin e Chelseat, i cili gjatë karrierës së tij është përballur vazhdimisht me lëndime.

Si pasojë e këtij problemi, James pritet të mungojë në ndeshjet e rëndësishme të Chelseat ndaj Tottenhamit, Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, si dhe në përballjen kundër Manchester Cityt në kuadër të FA Cup.

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë pritet të rikthehet në fushë në vitin 2027.

Reklamë