Goditje e rëndë për Barcelonën para El Clasicos, ylli i ekipit pritet të mungojë për pesë javë
Barcelona ka marrë një goditje të mundshme para El Clasicos, pasi Dani Olmo pritet të mungojë në përballjen e së dielës ndaj Real Madridit, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit.
Sipas raportimit të mediumit spanjoll AS, mesfushori ofensiv nuk pritet të rikuperohet në kohë për duelin e fundjavës, duke i shkaktuar një tjetër problem trajnerit Hansi Flick në përzgjedhjen e skuadrës.
Megjithatë, shkalla e lëndimit ende nuk është konfirmuar, pasi Barcelona duhet t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme mjekësore për të përcaktuar kohën e rikuperimit.
Olmo ishte titullar ndaj PSG-së, me Flickun që e preferoi para Fermin Lopezit në mesfushë. Megjithatë, ndeshja e tij përfundoi në minutën e 27-të, pas një përplasjeje me mesfushorin e PSG-së, Vitinha.
Futbollisti spanjoll u rrëzua në fushë dhe e kuptoi shpejt se nuk mund të vazhdonte, duke kërkuar zëvendësimin. Në vend të tij u inkuadrua Fermin Lopez, ndërsa pamjet televizive treguan Olmon dukshëm të dëshpëruar nga lëndimi.
Sipas AS, një rezonancë magnetike e planifikuar për të mërkurën në Barcelonë pritet të përcaktojë diagnozën e saktë dhe të japë një pasqyrë më të qartë për kohën e rikuperimit.
Nëse konfirmohet dyshimi për një çarje muskulore, Olmo mund të qëndrojë jashtë fushave për katër deri në pesë javë.
Kjo do të ishte një goditje e madhe për Flickun, i cili do të humbiste një tjetër alternativë të rëndësishme në një periudhë me ndeshje të shumta dhe kërkuese.
Të rejat Lexo më shumë
iPhone 18 Pro Max me çmime atraktive në Zone Mobile – versionet eSIM nga vetëm 1,399 euro!
SPERTK thirrje komisionit për Buxhet: Punëtorët e RTK’së të përfshihen në pagën e 13’të, s’duhet të përjashtohen nga kjo e drejtë
Rama paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Do t’u ndalohet qasja në hotele, aeroporte e mjete transporti