Goditje e madhe për PSG-në, pretendenti për Topin e Artë e humb sezonin
Paris Saint-Germaini ka konfirmuar dëmtimin e rëndë të sulmuesit Khvicha Kvaratskhelia.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi francez bëri të ditur se futbollisti gjeorgjian ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë, gjatë ndeshjes së zhvilluar ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Sipas PSG-së, Kvaratskhelia do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në ditët në vijim. Ky është një lajm i rëndë për kampionët francezë, pasi dëmtimet e tilla zakonisht kërkojnë disa muaj rikuperim.
Megjithatë, klubi nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e saktë të mungesës së sulmuesit.
Në të njëjtin njoftim, PSG-ja konfirmoi se edhe Ousmane Dembélé dhe Marquinhos kanë pësuar lëndime muskulore dhe do të vazhdojnë trajtimin gjatë javëve të ardhshme.
Të rejat Lexo më shumë
Komuna e Butelit vendos roje komunale, do të sanksionohet hedhja e mbeturinave dhe dëmtimi i pronës publike
I gjendet në shtëpi marihuanë e 41 bimë kanabis, i dyshuari nga Kaçaniku dërgohet në ndalim policor
Trump dëshiron ta shndërrojë sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë në një pishinë