Lajme
04/11/2026 10:01
Goditi me veturë një person, viktima pëson lëndime të trupore
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se me veturë ka goditur një person.
Rasti ka ndodhur në Drenas, të martën në ora 20:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Makina përplaset me bordurën në Durrës - vdes pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja
Lajme
Diaspora shqiptare në Suedi ndihmon shkollat e Malishevës me donacion të pajisjeve shkollore
Sport
Drita dhe Prishtina përballen për kreun e Superligës - statistikat në favor të gjilanasve, historia i përket kryeqytetasve
Politikë