← Kthehu te Ballina
Politikë 20/10/2026 04:10

Goditet me makinë deputetja në Australi/ Në gjendje të rëndë pas sulmit jashtë zyrës elektorale

Goditet me makinë deputetja në Australi/ Në gjendje të rëndë pas sulmit jashtë zyrës elektorale

Deputetja e pavarur në Australi, Helen Haines, 65 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës së saj elektorale.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, deklaroi se ngjarja dyshohet të mos ketë qenë aksident, por një veprim i qëllimshëm.

Haines po nxirrte sende nga bagazhi i një automjeti, kur u godit nga një Toyota Land Cruiser e bardhë.

Deputetja u transportua me helikopter drejt spitalit për trajtim urgjent, ndërsa gjendja e saj eshte raportuar kritike. Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në vendngjarje, pasi ai u ndalua nga një kalimtar.

Sipas autoriteteve, brenda automjetit u gjet edhe një thikë, e cila u sekuestrua si pjesë e hetimeve.

Helen Haines është deputete e pavarur në Parlamentin e Australisë, ku përfaqëson zonën elektorale të Indi-t që prej vitit 2019.”

Reklamë