← Kthehu te Ballina

Gjykatësi Gosnell, për dallim nga prokurori, doli të jetë “xhek”!

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Gjykatësi Gosnell, për dallim nga prokurori, doli të jetë “xhek”!

Presidentin Hashim Thaçi e dënoi me 17 muaj burgim, ndërsa të tjerët i stërpiku nga pak… të kenë penguar drejtësinë.

Tri proceset e Thaçit, dy në Specialen e Hagës, më 16 shtator e 17 nëntor 2026 dhe tjetri i dënuar në mungesë me 10 vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 11 korrik 1997 – me etiketën “terrorist”.

—-

Nga Agim Muhaxheri

Shfaqja e madhe, e dyta me radhë për ish- presidentin Hashim Thaçi, përfundoi të martën (17 nëntor 2026) në Specialen e Hagës.

Gjykatësi i vetëm Christopher Gosnell shpalli aktgjykimin ndaj pesë të akuzuarve duke i dënuar me gjithësej 42 muaj burg për veprën penale – tentativë të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim, Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu me nga 12 muaj, Hajredin Kuqi – një muaj burg me kusht. Isni Kilajn e shpalli të pafajshëm.

Gjykatësi Gosnell ia prishi prokurorit, nuk e përfilli kërkesën e tij që Hashim Thaçi të dënohet me 6 vjet burg – ‘duke mos ia llogaritut kohën e qëndrimit në paraburgim… Thuase ai ka qëndruar në hotel!

Gosnell e zbuti zemrën, doli të jetë më ‘xhek’ (jack) se prokurori. Francezët do të ironizonin:

“Vive la justice”! (Rroftë drejtësia!).

Edhe në procesin e dytë, ndaj Thaçit, nuk pati prova valide. Ia ‘prenë teshat’ sipas thashethënave, sipas asaj: Deshi ai (Thaçi) të pengoj drejtësinë…

“Kjo është politikë. Nuk është drejtësi”, u dëgjua zëri i Thaçit – pa mikrofon – pas shpalljes së aktgjykimit.

Qeshja e tij ironike fliste se në Speciale

nuk ka drejtësi.

Në rastin konkret “tentativa” nënkupton veprimin që s’ka pasoja juridike.

A do ta gëlltit aktgjykimin absurd Gjykata e Apelit pritet të shihet.

Para dy muajve, përkatësisht më 16 shtator, në po këtë gjykatë Hashim Thaçin e dënuan për krime të luftës (jo për krim kundër njerëzimit) – me 25 vjet burg.

Para luftës, ata të regjimit serb ua veshnin shqiptarëve të Kosovës këmishat numër 136 e 125. I fajësonin të kenë kryer veprat penale sipas Ligjit Penal të Jugosllavisë:

- Bashkimi për veprimtari armiqësore (neni 136) dhe

- Terrorizëm (neni 125).

Neni 136 nënkuptonte: Synimi për ta rrëzuar rendin kushtetues…

Vepra penale e terrorizmit i veshej çdo shqiptar që i kundërvihej sistemit…

Mjaftonte të jesh shqiptar – kjo ishte ‘prova’ vendimtare – se je ‘terrorist’.

Para 29 vjete në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë mbahet procesi i 15-ve, tre i nxorën para gjyqit, ndërsa të tjerët gjendeshin në arrati (ndër ta Adem Jashari, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi…).

Hashim Thaçin e dënojnë në mungesë me 10 vjet burg. Kundër tij dhe të tjerëve regjimi serb pati lëshuar “poternicën” (urdhërarrestin).

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme