Gjykata Speciale sqaron për Express “specializimin në Rusi” të Tërndafilovës: Ishin dy vizita hulumtuese, i pagoi vetë
Një CV e presidentes së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ektareina Trëndafilova, e shkruar në vetën e parë, të cilën gjyqtarja bullgare e ka përdorur për një pozitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICC), tregon që Trëndafilova ka kryer edhe një specializim në Rusi, konkretisht në “Institute of State Law” me seli në Moskë.
Sipas CV-së, Trëndafilova në kryeqendrën ruse kishte qëndruar për specializim në “Drejtësi Penale”.Këtë shkollim shtesë të saj, Trëndafilova e kishte bërë gjatë viteve 1983 në qershor, dhe 1985 në janar.
Në një përgjigje për Gazetën Express nga Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë sqaruar se bëhet fjalë për dy udhëtime prej nga një muaj të Trëndafilovës për kërkime të pavarura.
Sa i përket pyetjes së kush e kishte financuar, nga Gjykata Speciale sqarojnë se Trëndafilova ka paguar vetë për këto dy vizita prej nga një muaji.
“Në fakt, rreshtat në CV-në që bashkëngjitni tregojnë se ajo ka realizuar dy vizita të shkurtra, 30-ditore, të financuara vetë, në cilësinë e studiueses për të kryer kërkime të pavarura”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.
Në përgjigjen për Express, Doyle gjithashtu ka bashkëngjitur linkun ku ndodhet CV e Trëndafilovës në faqen e Gjykatës Speciale, e ku nuk përmendet fare pjesa e shkollimit të saj shtesë në Rusi.
Gjyqtarja bullgare, Ekaterina Trendafilova, është duke udhëhequr Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës që nga themelimi i tyre. Puna e Gjykatës, që prej ngritjes së aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK’së e deri të mbajtja e tyre në paraburgim me vite të tëra është përcjellë me kritika nga Kosova, ndërkohë që shtetet perëndimore që financojnë dhe përkrahin gjykatën, kanë bërë thirrje për respektim të saj.
Kritikat ndaj Gjykatës Speciale nuk kanë qenë vetëm politike. Përveç Avokatit të Popullit të Kosovës, vërejtje për punën e kësaj gjykate ka pasur edhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit.
Megjithatë, vetë Gjykata Speciale i ka quajtur si “interpretime të pasakta” gjetjet në raportin britanik.
Gjykata Speciale ka qenë nën thumb të kritikave edhe pas vendimit të fundit për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në Kosovë janë organizuar edhe protesta, të cilat janë ndalur vetëm pas kalimit në Kuvend, të ndryshimeve të Ligjit të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.
Këto ndryshime janë kthyer përsëri në Kuvend nga Presidentja e Kosovës, Justina Pula-Shiroka, dhe pritet që të trajtohen përsëri nga Komisioni për Legjislacion.
Të rejat Lexo më shumë
“Doja vetëm Spartakun”, Mirlind Daku thotë se refuzoi klubin e Serie A
A do ta dorëzojë Lista Studentore Milan Radoiçiqin te autoritetet e Kosovës?
Çfarë tregon ngjyra e urinës për mëlçinë? Këto ndryshime mund të jenë sinjali i parë i një problemi shëndetësor