Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burgim prej 13 vjet e 6 muaj ndaj A.N.
Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe mbrojtësit të të akuzuarit A.N., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.4/25, të datës 08.07.2026.
Sipas aktgjykimit PKR.4/25, të datës 08.07.2026, Gjykata Themelore në Pejë-Departamenti për Krime të Rënda, të akuzuarin A.N., e ka shpallur fajtor, për shkak të veprës penale lëndimi i rëndë trupor, nga neni 186 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 5 dhe 3 të KPRK, duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 13 (trembëdhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, dhe atë prej datës 26.04.2019 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, dënim ky i cili do të ekzekutohet në afat prej 30 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Gjykata e Apelit pas mbajtjes së seancës së kolegjit dhe pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përkitazi me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, ka vlerësuar se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale e as në shkelje të tjera të cilat do ta kushtëzonin anulimin e këtij aktgjykimi. Ndërsa, në raport me pretendimet ankimore për vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe shkelje të ligjit penal, kolegji gjykues ka konstatuar se këto pretendime nuk qëndrojnë, ngase gjykata e shkallës së parë me provat e proceduara në seancën e shqyrtimit gjyqësor, në mënyrë të pa kontestuar ka vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale të lartcekur për të cilën është shpallur fajtor dhe se, dënimin të cilin ia ka shqiptuar të njëjtit është i drejtë dhe i ligjshëm, në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale dhe me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit, po ashtu, edhe në funksion të preventivës gjenerale dhe individuale.
Të rejat Lexo më shumë
Çfarë të bëni në kopsht në nëntor, mbillni pemë frutore dhe bulbe, krasitni dhe mbroni bimët nga ngricat
Komisioni për Punë të Jashtme mban takim pa praninë e mediave
“Dhimbje e lot”, ndëgjoni rrëfimin e Kumrije Temaj që kërkon drejtësi për djalin e saj