← Kthehu te Ballina

Gjykata amerikane në mbrojtje të gazetarëve

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Gjykata amerikane në mbrojtje të gazetarëve

Gjykata Federale e Apelit në SHBA rrëzoi kërkesën e qeverisë për informacione pa limit mbi disa gazetarë, te dhëna që duhet të dorëzoheshin nga Linkedin.

Rrjeti social kishte prezantuar ankimimin për të hedhur poshtë kërkesën e Departamentit të Drejtesisë, në lidhje me një hetim mbi rrjedhje të informacioneve për një operacion ushtarak sekret jashtë vendit.

Vendimi i mëparshëm detyronte platformën të dorëzonte një volum të madh të dhënash, regjistrime, komunikime të të paktën 18 muajve të disa gazetarëve.

Gjithashtu platforma ishte e detyruar të ruante sekretin dhe mos njoftonte gazetarët në fjalë, identiteti i të cilëve mbetet natyrisht sekret.

Trupi gjykues ka vërejtur që gazetarët e përfshirë kishin realizuar rreth një mijë artikuj në 18 muajt e fundit mbi tema nga më të ndryshmet, dhe transferimi pa kriter i çdo kontakti të tyre do të sillte një ekspozim ndaj burimeve të rezervuara, dhe pa asnjë lidhje me hetimin në fjalë.

Sipas trupit gjykues kërkesat dhe manovrat e qeverisë nuk mund dhe nuk janë pa kufij.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme