Gjykata Administrative: Policia nuk mund ta shtyjë fillimin e ndalesës së vozitjes pa bazë ligjore
Gjykata Administrative e Kosovës ka konstatuar se Policia e Kosovës nuk mund ta shtyjë fillimin e ekzekutimit të masës mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të automjetit, nëse një veprim i tillë nuk ka bazë ligjore.
Në një vendim të datës 30 tetor 2026, në çështjen administrative Ap.nr.337/26, Gjykata ka aprovuar pjesërisht padinë e një qytetari me inicialet L.G. kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Policisë së Kosovës dhe Komisionit për Vendosje.
Sipas vendimit, Policia i kishte shqiptuar paditësit masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj, por kishte caktuar që ekzekutimi i saj të fillonte më 6 shkurt 2026, pas përfundimit të një mase të mëparshme, e cila kishte qenë në fuqi nga 7 gushti 2025 deri më 6 shkurt 2026.
Gjykata ka vlerësuar se një llogaritje e tillë është në kundërshtim me nenin 251, paragrafin 1, të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili përcakton se kohëzgjatja e masës mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të automjetit llogaritet nga data e shqiptimit të saj.
Po ashtu, Gjykata ka theksuar se dyfishimi i masës mbrojtëse dhe fillimi i ekzekutimit të saj në një periudhë të mëvonshme mund të bëhen vetëm në rastet dhe sipas mënyrës së përcaktuar shprehimisht me ligj.
Të rejat Lexo më shumë
Përshëndetet iniciativa për Rezolutën mbi Masakrën e Tivarit
Rama: Studentët po kërcënohen, kam mesazhe të prindërve që luten për ndihmë
Mbahet mbledhja e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”