Gjurmë të reja në Turqi? Studiuesit thonë se formacioni në formë anijeje mund të fshehë Arkën e Noas
Një grup studiuesish po heton formacionin gjeologjik në formë anijeje në lindje të Turqisë, duke pretenduar se ka gjetur të dhëna të reja që mund të mbështesin teorinë se vendi lidhet me Arkën e Noas. Formacioni Durupınar, i gjatë rreth 164 metra dhe i vendosur pranë malit Ararat, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve për ngjashmërinë e tij me përshkrimet biblike. Zbuluar në vitin 1959, ai ka qenë objekt debatash; mbështetësit besojnë se forma dhe përbërja e tij mund të jenë krijuar nga njeriu, ndërsa kritikët e konsiderojnë natyral. Andrew Jones, themelues i organizatës Noah’s Ark Scans, deklaron se kërkimet e fundit i japin ekipit arsye të reja për të sfiduar shpjegimin se nëntoka përbëhet vetëm nga shkëmbinj natyrorë, sipas Zani Digjital. “Kemi eksploruar mbi 12 pika dhe nuk kemi gjetur asnjë shkëmbinj bazë”, tha Jones.