Gjurgjeviku i Madh i Klinës përfiton trotuar dhe ndriçim publik, investim 106 mijë euro
Në fshatin Gjurgjevik të Madh në Klinë po vazhdojnë punimet për ndërtimin e trotuarit dhe rregullimin e ndriçimit publik, projekt ky që kap vlerën e rreth 106 mijë eurove.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i cili ka njoftuar se bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver K. Berisha, dhe kryesuesin, Enver A. Berisha, kanë vizituar nga afër punimet në këtë projekt.
Sipas Elezajt, investimi po realizohet përmes grantit të performancës dhe bashkëfinancimit nga Komuna e Klinës.
Ai ka theksuar se projekti synon të rrisë sigurinë e këmbësorëve dhe të krijojë kushte më të mira për banorët e kësaj zone.
Elezaj ka bërë të ditur se Komuna do të vazhdojë me investime në infrastrukturë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe rritjes së sigurisë për qytetarët.
Të rejat Lexo më shumë
Aeroplani i United Airlines kthehet në Las Vegas pas kërcënimeve terroriste, arrestohet një 25-vjeçar
Zbulohen detajet e kontratës së re të Pulisic me Milanin, amerikani pritet të përfitojë pagë më të lartë
Dyshohet se furnizoi me fishekëzjarre persona të përfshirë në dhunën gjatë protestës në Tiranë - arrestohet 51vjeçari