Lajme
19/10/2026 08:55
Gjuajti me armë në drejtim të një qeni në Skenderaj, Policia ia sekuestron armën
Një person është shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një qytetari.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 18 tetor 2026, rreth orës 10:20.
Pas raportimit të rastit, në konsultim me prokurorin, Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.
I dyshuari është intervistuar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për përdorim të armës dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Rrahje në Leposaviq, dy persona bëhen për spital
Politikë
Pas dy javëve do të ketë raund të dytë për kryetar komune në Bërvenicë
Lajme
Në Gjakovë gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur
Politikë