← Kthehu te Ballina
Lajme 11/11/2026 10:47

Gjobitet shoferi në Podujevë për tejkalim në vijë të plotë (Video)

Gjobitet shoferi në Podujevë për tejkalim në vijë të plotë (Video)

Pas publikimit të një videoje në IndeksOnline në të cilën shihet një veturë duke kryer tejkalim në vijë të plotë, zyrtarët policorë të stacionit në Podujevë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast kanë arritur ta identifikonin shoferin e automjetit.

Ndaj shoferit është shqiptuar gjoba për kundërvajtjen e kryer, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me këto masa:

Gjobë në vlerë prej 200 eurosh;

2 pikë negative;

Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Reklamë