← Kthehu te Ballina
Lajme 23/10/2026 18:31

Gjobitet KRM “Ambienti”, gjenden parregullsi në menaxhimin e deponisë së Sferkës

Gjobitet KRM “Ambienti”, gjenden parregullsi në menaxhimin e deponisë së Sferkës

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar mbi gjobitjen e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti”, lidhur me parregullsitë në deponinë e Sferkës.

Sipas Pacollit, gjoba prej 3 mijë eurosh është dhënë në përkim me parregullsitë në menaxhimin e deponisë, shkruan

“Gjatë inspektimit është konstatuar grumbullimi i mbeturinave pa shtresim të rregullt me dhe, tejmbushja e lagunës për grumbullimin e ujërave të ndotura, si dhe mungesa e mirëmbajtjes dhe kontrollit të sistemit të kullimit.

Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave nëntokësore është obligim ligjor që duhet të zbatohet nga të gjithë, pa përjashtim” shkroi ajo.

Kujtojmë se javë më parë, e njëjta deponi u përfshi nga zjarri masiv. Shuarja e këtij zjarri mori disa ditë.

Reklamë