← Kthehu te Ballina
Politikë 15/10/2026 08:46

Gjimnazistët në Korçë braktisin mësimin dhe dalin në rrugët e Tiranës, i bashkohen protestës së studentëve

Gjimnazistët në Korçë braktisin mësimin dhe dalin në rrugët e Tiranës, i bashkohen protestës së studentëve

Gjimnazistët në Korçë kanë braktisur mësimin këtë të mërkurë dhe kanë dalë në rrugët e qytetit, në shenjë proteste.

Ata kishin paralajmëruar se do të protestonin në orën 11:00, por pretendojnë, sipas raportimit të gazetarit Xhensil Shkëmbi, se mësuesit do t’u mbyllnin dyert gjatë pushimit të madh, duke mos i lejuar të dilnin për t’iu bashkuar protestës.

Për këtë arsye, gjimnazistët kanë vendosur të braktisin mësimin dhe të marshojnë në rrugët e Korçës.

Kjo protestë zhvillohet në një kohë kur në Tiranë, prej dy ditësh, vijon protesta e thirrur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe gjimnazistët.

Lëvizja e të rinjve është shoqëruar me tensione dhe përplasje para Ministrisë së Arsimit./euronews/

Reklamë