Ekonomi
30/10/2026 09:16
Gjilani ndan 170 mijë euro subvencione për “Stacionin e Autobusëve” dhe ndërmarrjen “Tregu”
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar ndarjen e 170 mijë eurove për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike lokale, “Stacioni i Autobusëve Gjilan” dhe “Tregu”.
Sipas njoftimit të Komunës, propozimi i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik është miratuar me votat e të gjithë asamblistëve.
Me këtë vendim, secila ndërmarrje do të përfitojë nga 85 mijë euro. Mbështetja financiare për “Stacionin e Autobusëve Gjilan” synon stabilizimin e gjendjes së tij financiare, ndërsa për ndërmarrjen “Tregu” përmirësimin e kapaciteteve operative.
Komuna ka bërë të ditur se këto subvencione synojnë të kontribuojnë në funksionimin më të mirë të ndërmarrjeve dhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Peja sot në protestë kundër vrasjes së grave, marshim drejt institucioneve të drejtësisë
Politikë
‘’Mirëmengjesi’’, Dialog, Edi Rama përsëri me kërkesë ndaj protestusëve
Politikë
Ofendimet vërshojnë në Spanjë pas tragjedisë: Ti je ministri i vdekjes
Politikë