Sport
13/10/2026 20:01
Gjilani kthehet te fitorja, triumfon ndaj Drenicës
Gjilani i ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.
“Skifterët” triumfuan me rezultat 3-0, në sfidën që e dominuan nga fillimi.
Armend Thaqi u tregua i saktë nga pika e bardhë për të kaluar Gjilanin në epërsi (22’).
Drenica pastaj kishte rastin e artë për t’u kthyer në lojë mirëpo Aurel Limani dështoi nga penalltia (50’).
Ndërsa, fitoren e vulosi Mevlan Zeka pas një asistimi të Oltion Bilallit (65’).
Sulmuesi gjakovar, në fundin e ndeshjes gjeti rrjetën edhe një herë për 3-0, duke e shënuar golin e fundit të takimit.
Me këtë fitore, Gjilani ngjitët në pozitën e tretë me 14 pikë ndërsa Drenica zë vendin e shtatë me 10 sosh.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Messi porosit jaht luksoz prej 9 milionë eurosh, por synon të fitojë edhe para me të
Politikë
Studiuesi francez: Rusia manipuloi Evropën përmes raportit për Kosovën, Dick Marty ishte “idiot i dobishëm”
Politikë
Ukraina vazhdon të marrë informacione të inteligjencës nga SHBA-ja
Politikë