Gjest i madh nga Reali për familjen e të ndjerit Jesus de Miguel, para ndeshjes ndaj Celta Vigos
“Santiago Bernabeu” dhe Real Madridi kanë kujtuar gjithashtu futbollistin e ndjerë, Jesús de Miguel.
Te porta numër 9 e stadiumit të Real Madridit, në hyrjen VIP që të çon drejt “Sky Bar”, është vendosur një fotografi e futbollistit të ndjerë, e shoqëruar me një fjongo të zezë në shenjë zie.
Ky ishte një homazh i thjeshtë, por mjaft emocionues, për sulmuesin e Tenerifes, vdekja tragjike e të cilit tronditi futbollin spanjoll më 3 nëntor.
Kujtimi për sulmuesin vazhdon të jetë i pranishëm edhe në një prej stadiumeve më ikonike të futbollit botëror, pasi i gjithë futbolli spanjoll është bashkuar në shprehjen e ngushëllimeve dhe respektit pas aksidentit tragjik.
Por ky nuk ishte nderimi i vetëm për futbollistin e ndjerë.
Real Madrid with a tribute for Jesus de Miguel. Rest in Peace. 🙏 https://t.co/rgMLwOUeMM
— TC (@totalcristiano) November 21, 2026
Familja e tij u ftua të hyjë në fushë, para nisjes së ndeshjes Real Madrid – Celta Vigo në kuadër të La Ligës, me tifozët në stadium që duartrokitën për ta e më pas edhe mbajtën një minutë heshtje për De Miguel.
Dy kapitenët e dy skuadrave, Federico Valverde dhe Iago Aspas i dhanë nga një fanellë familjes, me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve, së bashku me klubin e basketbollit të Real Madridit.
Homazhi i i madh për të u bë edhe para ndeshjes Spanjë – Angli të dielën e kaluar, kur futbollistët e kombëtares spanjolle dolën në fushë duke mbajtur të gjitha fanellat që kishte veshur gjatë karrierës së tij./GazetaExpress/
The bernabeu’s tribute to Jesus de Miguel❤️🩹 https://t.co/bbdp1uaZkg
— 𝐟𝐞𝐝𝐞𝐯𝐚𝐥𝐯 (@fedevalv_) November 21, 2026
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
