Gjermania rikonfirmon mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës
Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian. Kështu ka deklaruar ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, gjatë një diskutimi me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.
Sipas ambasadës gjermane, në takim është diskutuar për ambiciet evropiane të Kosovës dhe mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Ambasadori Rudolph ka theksuar mbështetjen e Gjermanisë për agjendën evropiane të Kosovës, duke inkurajuar anëtarët e komisionit që të përshpejtojnë punën dhe reformat e nevojshme për avancimin e këtij procesi, shkruan
Ai ka vlerësuar se, me institucionet tashmë të mandatuara plotësisht dhe funksionale, është koha që Kosova të krijojë kushtet për përparim të qëndrueshëm drejt integrimit evropian.
Ambasada gjermane ka theksuar se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në këtë rrugëtim.
Të rejat Lexo më shumë
JD Vance thyen heshtjen dhe zbulon “arsyen e vërtetë” të humbjes së republikanëve
12,500 euro në muaj te Drita – zbulohet paga e William Baetenit, një nga më të lartat në Kosovë
Deputeti gjerman dyshohet se ofendoi punonjësin turk, Ryanair ia ndalon hipjen në aeroplan