Gjermani, Bärbel Bas jep dorëheqje nga bashkëdrejtimi i SPD-së mes tensioneve në koalicion
Bärbel Bas, një nga figurat e rëndësishme të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), ka dhënë dorëheqje nga postet e saj në qeveri dhe në parti të hënën, duke përmendur vdekjen e njerkës së saj dhe “sulmet e hapura” brenda koalicionit qeverisës.
“Për momentin, nuk kam forcën e nevojshme për t’i përmbushur plotësisht, brenda një kohe të shkurtër, detyrat e mia në qeveri dhe në parti. Prandaj, kam vendosur të largohem nga të dyja postet”, deklaroi Bas, 58 vjeçe.
Dorëheqja e saj vjen në një kohë tensionesh brenda koalicionit qeverisës, të përbërë nga SPD-ja e qendrës së majtë dhe blloku konservator i Bashkimit Demokristian (CDU), të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, transmeton
Bas është deputete në Bundestag që nga viti 2009. Karriera e saj politike mori hov në vitin 2021, kur u zgjodh presidente e Bundestagut, gjatë qeverisjes së koalicionit të udhëhequr nga ish-kancelari socialdemokrat Olaf Scholz.
Brenda SPD-së, ajo është konsideruar një nga figurat më progresiste të partisë. Pas rënies së qeverisë së Scholz-it, socialdemokratët u bënë partneri më i vogël në koalicionin e ri qeverisës me bllokun konservator të Merz-it.
Bas qëndroi në krye të Bundestagut deri në vitin 2025, kur mori postin e ministres së Punës në qeverinë e Merz-it. Në të njëjtin vit, ajo u zgjodh edhe bashkëkryetare e SPD-së, së bashku me Lars Klingbeil.
Largimi i saj nga të dyja postet shënon një zhvillim të rëndësishëm për socialdemokratët gjermanë, në një periudhë kur marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës po përballen me tensione të shtuara.
Të rejat Lexo më shumë
Pas kartonit të kuq që mori Vini Jr, Cucurella iu drejtua gjyqtarëve: Më shikoni edhe mua gjatë ndeshjeve!
Kos: Ndryshimet në ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
KEK-u nis startimin e A5-shit, kërkon mirëkuptim për tymin e theksuar në Obiliq