← Kthehu te Ballina
Politikë 29/10/2026 18:16

Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich takon Prattipatin, flasin për çështjen e sigurisë

Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich takon Prattipatin, flasin për çështjen e sigurisë

Gjenerali amerikan Alexus Grynkeëich gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me të ngarkurën me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit për media në këtë takim është diskutuar lidhur me çështjen e sigurisë dhe për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.

Njoftimi i plotë:

E NgarkuarA me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, mirëpriti sot në Ambasadë gjeneralin Alexus Grynkeëich, komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR).

Vizita e tij riafirmon vlerësimin tonë për misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja dhe përkushtimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Reklamë