Lajme
30/10/2026 11:31
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:54, në Graqanicë.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Graqanicë 29.10.2026-08:54. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Çfarë e përkeqëson sindromën e këmbëve të shqetësuara: Nga kafeja dhe alkooli te ilaçet për alergji
Lajme
Ariu bllokohet brenda veturës – ia shkatërron të gjithë interierin
Lajme
Ish-bashkëshorti largon nga shtëpia gruan së bashku me foshnjën në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Ekonomi