Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Pejë
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete të shtunën në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka bërë të ditur se policia është njoftuar rreth orës 11:20 se në vendbanimin e tij ishte gjetur një person i pajetë.
“Sot, rreth orës 11:20, jemi njoftuar se në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë, në vendbanimin e tij, është gjetur pa shenja jete një mashkull madhor. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Rugova.
Sipas tij, për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rast si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Rugova ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, ndërsa hetimet dhe veprimet e tjera procedurale janë në vazhdim.
Të rejat Lexo më shumë
Aeroplani me nëntë persona rrëzohet në Florida, shndërrohet në një "top gjigant zjarri" në mes të një zone të banuar
Edon Zhegrova asiston, Alajbegovic shënon supergol ndaj Napolit
Kjo folie përfundon zakonisht në mbeturina, por gjatë dimrit mund t’ju ndihmojë të kurseni në ngrohje