Lajme
11/10/2026 17:16
Gjendet në Vushtrri vetura e vjedhur para pesë muajsh në Prizren
Policia e Kosovës ka identifikuar në një zonë malore në Vushtrri një automjet që ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë.
Sipas raportit të Policisë, automjeti u identifikua nga njësitet policore gjatë realizimit të detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se vetura ishte raportuar e vjedhur në Prizren.
Policia bëri të ditur se, në bashkëpunim me hetuesit policorë të Prizrenit, po ndërmerren procedurat e nevojshme lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave, automjeti pritet t’i kthehet pronarit legjitim.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Klekovski: Kanë arritur 30 mijë vaksina kundër gripit
Sport
I vdiq babai, por luajti për Lirinë ndaj Dinamo Ferizajt: Ismet Munishi me mesazh emocionues për Arbër Prekazin
Sport
Formacionet zyrtare Liverpool – Man City: “Qytetarët” duan ta vazhdojnë rekordin e të pamposhturit në Ligën Premier
Sport