Lajme
08/10/2026 16:45
Gjendet i vdekur një zivceran 36-vjeçar, policia arreston tunizianin
Një 36-vjeçar zviceran është gjetur i pajetë në një banesë në Brugg të kantonit Aargau, pasi policia mori një njoftim për të shtëna me armë të martën mbrëma.
Policia që mbërriti në vendngjarje e gjeti burrin me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Për të, ndihma mjekësore erdhi tepër vonë.
Pas një operacioni kërkimi dhe hetimesh, policia arrestoi të mërkurën pasdite një 38-vjeçar nga Tunizia, i cili dyshohet rëndë se është i përfshirë në ngjarje, shkruan Aargauer Zeitung, transmeton
Policia dhe Prokuroria e Aargaut dyshojnë për vrasje dhe kanë nisur hetimet penale. Prokuroria pritet të kërkojë paraburgimin e të dyshuarit.
Sipas autoriteteve, nuk ka pasur rrezik për popullatën.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
“Nuk ka asgjë më të madhe se të luash për shtetin tënd”, Veldin Hoxha me objektiva të qarta: Duam Ligën A
Politikë
Gazetari kroat vlerëson tolerancën fetare në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë
Politikë
Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura
Politikë